Shtatë persona janë arratisur nga një burg ku mbahen të mitur në Milano.
Sipas agjencisë italiane ANSA, shtatë të burgosur të moshës 17 deri në 19 vjeç janë arratisur pasditen e së dielës nga burgu “Cesare Beccaria” në Milano, përcjell Fol Drejt.
Mësohet se të burgosurit kanë thyer gardhin me tela dhe kanë mundur të arratisen. Dy nga shtatë personat që u arratisën u kapën shpejt.
Ndërkohë të burgosur të tjerë i kanë vënë flakën disa qelive, pas së cilës është dashur të ndërhyjnë pjesëtarët e forcave të sigurisë dhe zjarrfikësit.
Prokuroria kryesore në Milano po heton rastin e arratisjes nga burgu./FolDrejt/