Zyrtarët theksuan se një rrëshqitje dheu ndodhi mbrëmë gjatë ndërtimit të hekurudhës në Noney ndërsa më shumë se 20 persona u zhdukën
Në rrëshqitjen e dheut në Manipur, në verilindje të Indisë, të paktën 7 persona humbën jetën, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zyrtarët theksuan se një rrëshqitje dheu ndodhi mbrëmë gjatë ndërtimit të hekurudhës në Noney ndërsa më shumë se 20 persona u zhdukën.
Rrëshqitja e dheut ka bllokuar rrjedhën e ujit në lumin Lje ndërsa popullata është bërë e kujdesshme për rreziqet që mund të ndodhin.
Kryeministri i Manipur-it, Nongthombam Biren Singh thirri një takim urgjent në lidhje me operacionet e shpëtimit dhe shkallën e katastrofës.
Shirat e dendur kanë prekur edhe Assam-in, ku 151 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve./FolDrejt/