Në minibus ishin 14 persona.
Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën kur një minibus u përplas me një kamion , të premten dje, në distriktin Beheira, në pjesën veriore të Egjiptit . Shoferi i autobusit ka bërë një manovër të rrezikshme për të bërë një kthesë, duke rezultuar në një përplasje me kamionin. Sipas një burimi spitalor, në autobus ishin 14 persona, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Egjipt, ku mijëra jetë humbasin çdo vit në asfalt. Në shumicën e rasteve, ato i atribuohen shpejtësisë së tepërt, mirëmbajtjes së dobët të rrugëve dhe zbatimit të dobët të ligjit të trafikut./FolDrejt/