Për njerëzit që përpiqen të humbin peshë, humbja e yndyrës në bark është një nga sfidat më të mëdha dhe më të kërkuara dhe shumë studime tregojnë se pikërisht grumbullimi i yndyrës në zonën e barkut rrit rrezikun e sëmundjeve të ndryshme dhe problemeve të tjera shëndetësore.
Ky është veçanërisht rasti për ata njerëz që luftojnë me yndyrën e tepërt viscerale, sepse ajo, ndryshe nga dhjami nënlëkuror, ndodhet thellë në zgavrën e barkut dhe rrethon organet tona, përcjell Fol Drejt.
Përveç mënyrës së jetesës aktive dhe shmangies së ushqimeve jo të shëndetshme, dietologët theksojnë se ka edhe disa ushqime që kontribuojnë në humbjen e depozitave të yndyrës në stomak. Siç zbulojnë, këto ushqime janë:
- peshku
- avokado
- arra
- lente
- perime me gjethe jeshile
- bollgur
- vaj ulliri./FolDrejt/