Presidenti amerikan Joseph Biden do të paralajmërojë homologun e tij kinez Xi Jinping në një takim të hënën se gara e vazhdueshme e armatimeve të Koresë së Veriut do të çojë në një prani të shtuar ushtarake amerikane në rajon, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
Biden dhe Xi do të kenë bisedimet e tyre të para si presidentë dhe do të takohen në margjinat e samitit të G20 në Indonezi javën e ardhshme, në ishullin Bali.
Sipas Reuters, SHBA-ja është e shqetësuar se Koreja e Veriut planifikon të rifillojë testimin e një bombe bërthamore për herë të parë që nga viti 2017 dhe beson se Kina dhe Rusia kanë kapacitetin për të bindur Phenianin që të mos e bëjë këtë./FolDrejt/