Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA-të janë të shqetësuara për çdo lloj bashkëpunimi të mundshëm të mbrojtjes midis Rusisë dhe Koresë së Veriut dhe shtoi se SHBA po monitoron nga afër kontaktet midis Moskës dhe Phenianit.
“Asnjë vend në planet, askush nuk duhet të ndihmojë Putinin të vrasë ukrainasit e pafajshëm. Dhe nëse ata vendosin të nisin një lloj marrëveshjeje armësh, padyshim që ne do ta peshojmë dhe do ta trajtojmë siç duhet,” tha Kirby, transmeton Zëri i Amerikës.
Portali thekson se Kina po e “menaxhon me kujdes” këtë situatë dhe “nuk dëshiron të tërhiqet në polemika” në një kohë kur, siç thuhet, e gjithë bota është duke parë negociatat për armët mes Koresë së Veriut dhe Rusisë, transmeton Fol Drejt.