Ambasadori rus në ShBA u thirr më 30 mars në Departamentin e Shtetit, pas arrestimit të gazetarit të Wall Street Journal Evan Gershkovich me akuza për spiunazh, konfirmoi Shtëpia e Bardhë të mërkurën, raporton Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
“Ne mund të konfirmojmë se ambasadori (Anatoly) Antonov u thirr në Departamentin e Shtetit më 30 mars dhe aty u takua me nënsekretaren Victoria Nuland,” u tha gazetarëve në një konferencë shtypi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby.
Gershkovich u arrestua në Yekaterinburg me akuzën e “spiunimit në interes të qeverisë amerikane”, tha të enjten e kaluar Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse.
Gazeta “i mohon me forcë” akuzat dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. /FolDrejt/