Shtëpia e Bardhë përshëndeti sot bisedën telefonike mes presidentëve të Kinës dhe Ukrainës, Xi Jinping dhe Volodymyr Zelensky, por vlerësoi se është shumë herët të thuhet nëse biseda do të çojë në një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se biseda telefonike midis Xi dhe Zelensky ishte “një gjë e mirë”, raporton Reuters./FolDrejt/