Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha sot se një numër i vogël ushtarësh amerikanë ndodhen në ambasadën amerikane në Ukrainë.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të Fox News në lidhje me dokumentet e dyshuara të Pentagonit të zbuluara, në të cilat shkruhet se forcat speciale amerikane po veprojnë në Ukrainë, Kirby tha se nuk do të fliste për specifika dhe shifra të sakta.
“Por po, një numër i vogël ushtarësh janë të pranishëm në ambasadën amerikane dhe ata po punojnë me zyrën e atasheut të mbrojtjes për të na ndihmuar të kontrollojmë materialet që vijnë dhe dalin nga Ukraina,” tha Kirby./FolDrejt/