Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan njoftoi se SHBA po punon për një paketë të re sanksionesh që synojnë Korenë e Veriut.
Sullivan deklaroi se administrata amerikane po ndjek një politikë “presioni dhe diplomacie” për të arritur qëllimin përfundimtar të denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean.
Ai shton se SHBA-ja është e vetëdijshme për sfidat me të cilat përballet dhe vështirësitë në arritjen e qëllimit përfundimtar që ndan me aleatët e saj më të afërt, transmeton Fol Drejt.