Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk duan të shohin një armëpushim në Ukrainë, sepse kjo do të thotë se Rusia do të mbajë territoret e pushtuara, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë tha se nëse Kina dëshiron të luajë një rol konstruktiv në Ukrainë, presidenti i saj Xi Jinping duhet t’i kërkojë Rusisë që t’i japë fund pushtimit të saj në Ukrainë.
Kujtojmë se Xi ka qëndruar dy ditë në një vizitë zyrtare në Moskë, ku ka qenë i ftuari i homologut të tij rus, Vladimir Putin.
Pas disa orësh bisedë, ata shprehën fjalë të ngrohta miqësie midis Kinës dhe Rusisë dhe ndanë kritika të përbashkëta për Perëndimin, pa shenja të një përparimi diplomatik mbi Ukrainën.
Kirby tha se ShBA-ja nuk dëshiron të shohë një armëpushim në Ukrainë tani, sepse kjo do të lejonte Rusinë të mbante fitimet e saj territoriale dhe të lejonte Putinin të rigrupojë forcat e tij.
“Armëpushimi për momentin, ngrirja e linjave aty ku janë, në thelb i jep atij kohën dhe hapësirën që i nevojitet për t’u përpjekur të ripajis, të rimëkëmbë, për të kompensuar shterimin e burimeve,” tha Kirby. /FolDrejt/