Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Komunikimet Strategjike, John Kirby, tha në një konferencë në Uashington e Inteligjenca amerikane nuk ka asnjë tregues se Rusia synon të përdorë armë të shkatërrimit në masë, duke përfshirë armët taktike bërthamore, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Ne nuk kemi asnjë indikacion se Putin ka ndonjë qëllim për të përdorur armë të shkatërrimit në masë – e lëre më armë bërthamore, taktike ose të tjera,” tha Kirby, duke komentuar reagimin e mundshëm të Rusisë ndaj furnizimit masiv të tankeve në Ukrainë.
“Ne monitorojmë sa më mirë që mundemi dhe besojmë se qëndrimi ynë parandalues strategjik është i përshtatshëm,” tha ai.
Më 25 janar, disa vende deklaruan gatishmërinë e tyre për t’i siguruar Ukrainës tanke luftarake dhe armë të tjera. /FolDrejt/