Shtëpia e Bardhë përshëndeti armëpushimin e shpallur midis Izraelit dhe organizatës ekstremiste palestineze Xhihadi Islamik në Rripin e Gazës.
Marrëveshja e armëpushimit u arrit falë ndërmjetësimit të Egjiptit, i cili shmangi një përshkallëzim ndërkufitar të konfliktit, raporton Reuters.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin lajmin për një armëpushim midis Izraelit dhe militantëve palestinezë nga Rripi i Gazës, i ndërmjetësuar nga qeveria e Egjiptit pas gati pesë ditësh luftime të armatosura”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre./FolDrejt/