Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan e karakterizoi si “absurd” pretendimin e presidentit rus Vladimir Putin se Rusia sulmoi Ukrainën sepse Perëndimi kërcënoi Moskën.
Sipas Sullivan, “askush nuk po e sulmon Rusinë”, raporton AFP, përcjell Fol Drejt.
“Ideja se Rusia është nën një formë kërcënimi ushtarak nga Ukraina apo dikush tjetër është absurde”, tha Sullivan./FolDrejt/