Pretendimet e autoriteteve ruse se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndronin pas sulmit me dron në Kremlin janë të rreme, tha sot zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby.
“Shtetet e Bashkuara nuk e inkurajojnë apo mundësojnë Ukrainën të sulmojë jashtë kufijve të saj”, tha Kirby për kanalin televiziv amerikan MSNBC.
Rusia, siç raportohet nga Reuters, akuzoi SHBA-në se qëndronin pas sulmit që synonte vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Fol Drejt.