Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha sot se një shtetas amerikan është liruar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës.
Kirby nuk dha detaje të mëtejshme, duke përmendur shqetësimet e privatësisë.
Kreu i administratës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak, e kishte identifikuar më parë amerikanin si Suedi Murekezi, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.