SHBA do të sigurojë dy miliardë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Sullivan i tha CNN të enjten se Uashingtoni do të vazhdojë të marrë në konsideratë atë që është e nevojshme dhe të sigurojë që Ukraina të ketë të gjitha armët që i nevojiten për të pasur sukses në fushën e betejës. /FolDrejt/