Shtetet e Bashkuara nuk kanë informacion specifik se kush ishte përgjegjës për sulmin me dron në Moskë këtë javë, tha sot zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Kirby shtoi se SHBA nuk planifikon të hetojë rastin, raportoi Reuters.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të martën se Ukraina kreu një sulm terrorist me dronë në objekte në Moskë, transmeton Fol Drejt.