Shtetet e Bashkuara po monitorojnë nga afër ndërveprimin midis Moskës dhe Minskut në luftën e Federatës Ruse kundër Ukrainës, duke përfshirë vendosjen e forcave ruse në territorin bjellorus, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Ne kemi qenë prej kohësh të shqetësuar nga roli i Bjellorusisë në agresionin e Rusisë,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre në një konferencë më 19 dhjetor.
Zyrtari theksoi se Bjellorusia mundësoi luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke ofruar mbështetje për Rusinë dhe duke lejuar që territori bjellorus të përdoret si terren për forcat ruse.
“Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër qëndrimin e Rusisë. Kjo është diçka që ne kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë, duke përfshirë Bjellorusinë, dhe do të mbetemi në kontakt të ngushtë me Ukrainën, ndërsa ata mbrohen me guxim kundër agresionit të Rusisë.
Siç është raportuar, presidenti rus Putin mbërriti në Minsk të hënën, më 19 dhjetor. Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës beson se Putini mund të kishte bërë presion ndaj Lukashenkos për të rënë dakord të dërgonte trupa bjelloruse në luftë kundër Ukrainës. Megjithatë, presidenti i vetëshpallur i Bjellorusisë nuk ka ndonjë dëshirë të madhe për të ndërmarrë këtë hap. /FolDrejt/