Shtetet e Bashkuara po monitorojnë nga afër situatën në lidhje me rrëmbimin e katër shtetasve amerikanë në Meksikë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
“Mendimet tona janë me familjet e këtyre individëve dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ndihmën e duhur konsullore dhe autoritetet kompetente amerikane janë në kontakt me homologët e tyre meksikanë”, u tha gazetarëve sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre, raporton Reuters.
Katër shtetas amerikanë u rrëmbyen në veri të Meksikës, pranë kufirit me SHBA, pasi persona të armatosur hapën zjarr mbi furgonin e tyre me targa të Karolinës së Veriut, njoftoi sot Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI), transmeton Fol Drejt.