Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë parë asnjë tregues të besueshëm të përfshirjes së Rusisë apo grupit privat rus “Wagner” në grushtin e shtetit në vendin afrikan të Nigerit, tha sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre.
Ajo përmendi gjithashtu se Uashingtoni u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Niger që të jenë të kujdesshëm, raportoi Reuters.
Përfaqësuesit e ushtrisë së Nigerit njoftuan mbrëmë se presidenti i vendit ishte rrëzuar dhe se kufijtë e vendit ishin mbyllur.