Administrata e presidentit amerikan Joseph Biden përsëriti gjatë bisedimeve me autoritetet ukrainase se nuk i mbështet sulmet në tokën ruse, tha sot zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby.
“Edhe një herë, ne u kemi bërë të qartë ukrainasve se çfarë mendojmë për sulmet ndaj Rusisë – ne nuk duam ta inkurajojmë ose ta mundësojmë atë dhe nuk duam që asnjë armë amerikane të përdoret për të sulmuar territorin rus”- tha Kirby për CNN.
Ai shtoi se Uashingtoni ka marrë garanci nga Kievi se do të respektojë dëshirat e SHBA-së./FolDrejt/