Më shumë se 33 milionë njerëz, ose një në shtatë pakistanezë, janë prekur gjithashtu rëndë nga përmbytjet.
Më shumë se 1000 njerëz kanë vdekur në Pakistan nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e musonit që nga qershori, sipas një raporti të ri të publikuar nga Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të Pakistanit (NDMA), shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 119 persona, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 1033, ndërsa reshjet e rrëmbyeshme vazhdojnë edhe sot në disa pjesë të vendit.
Më shumë se 33 milionë njerëz, ose një në shtatë pakistanezë, janë prekur gjithashtu rëndë nga përmbytjet dhe gati një milion shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë, sipas qeverisë pakistaneze.
NDMA vuri në dukje se më shumë se 800,000 hektarë tokë të punueshme u shkatërruan, si dhe më shumë se 3,400 kilometra të rrjetit rrugor të vendit, ndërsa 149 ura u shkatërruan.
Musonët , të cilët zakonisht zgjasin nga qershori deri në shtator, janë të rëndësishëm për ujitjen e të korrave dhe rimbushjen e burimeve ujore në nënkontinentin Indian. Por çdo vit ato shkaktojnë edhe fatkeqësi dhe tragjedi./FolDrejt/