Një person është arrestuar në Shtërpcë pas dyshimeve se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Rasti i keqpërdorimit raportohet të ketë ndodhur që në shkurt të këtij viti, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është nën hetime./FolDrejt/