Në komunën e Gjilanit me datë 07.04.2022 rreth orës 10:00 është raportuar një rast, ku i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë e ka kanosur dhe shantazhuar mashkullin kosovar.
Prokuroria ka reaguar për këtë rast duke e dërguar në mbajtje të dyshuarit, thuhet në raport, transmeton FolDrejt.
“Në lidhje me rastin, me 09.04.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë pasi i njëjti kishte kanosur dhe shantazhuar viktimën mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.