Një shtetas suedez është intervistuar e pastaj është liruar pasi që muaj më parë në një dyqan në aeroport kishte kryer vjedhje.
“Në lidhje me rastin më 11.11.2022 është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë, pasi që muaj më parë në një dyqan që gjendet në hapësirat e aeroportit kishte kryer një vjedhje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.