Një shtetase e huaj, nga Belgjika, ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit fizik nga një mashkull kosovar.
Ky rast që është regjistruar si “Dhunë në familje”, është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:00.
Më tej thuhet se sulmi fizik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.