Një person me shtetësi kosovare ka prezantuar disa dokumente identifikimi të shtetësisë italiane që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 15:00, në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24-orësh, i dyshuari mashkull kosovar ka prezentuar letërnjoftim dhe patentë shofer Italiane të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Dokumentet e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/