Policia ka ndaluar një person për kalim ilegal të kufirit dhe hyrje në territorin e Kosovës.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut, me datën 12 dhjetor, rreth orës 15:50, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, shtetasi nga Serbia kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/