Në fshatin Koshuticë të Leposaviqit është ndaluar shtetasi serb i cili me veturën me targa të Serbisë është futur kundërligjshëm në Kosovë.
Ai është dërguar në stacion policor fillimisht e pastaj është liruar në procedurë të rregullt.
“Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të Serbisë të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë. I dyshuari me veturën e tij në mënyrë të kundërligjshme nga territori i Serbisë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar kishte hyrë në territorin e Kosovës. I dyshuari është sjellë në stacion policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.