Një shtetas serb është ndaluar gjatë ditës së djeshme nga policia.
Rasti i raportua në Bistricë-Sharpel, rreth orës 19:00, përcjell Fol Drejt.
“Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me drejtues të dyshuarin mashkull serb i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare. Po ashtu në veturë janë gjetur rreth 1200 zogj të pulave”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/