Një person, me shtetësi nga Shqipëria, ka raportuar se vetura e tij i është djegur.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24 orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar./FolDrejt/