Në Prishtinë është djegur vetura e një shtetasi të Shqipërisë.
Vetura në momentin kur pësoi djegie ishte në bodrumin e një banese. Shkaqet ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi shtetas i Shqipërisë ka njoftuar se në podrumin e një banese është djegur vetura e tij. Shkaqet që e kanë shkaktuar zjarrin nuk dihen. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.