Një shtetase e huaj, e moshës 54-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së një orteku në Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës.
Për media këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës””, ka thënë ai.
“Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të bores”.