Shtetet e Bashkuara kanë dërguar këstin e parë të pajisjeve të energjisë në Ukrainë për të mbështetur infrastrukturën energjetike të vendit kundër sulmeve intensifikuese ruse, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Kësti i parë përbëhet nga pajisje energjetike me vlerë rreth 13 milionë dollarë. Është pjesë e ndihmës prej 53 milionë dollarësh të shpallur muajin e kaluar.
Një burim tjetër i njohur me këtë çështje tha se dy avionë të tjerë me pajisje do të niseshin nga Shtetet e Bashkuara këtë javë. Disa pajisje tashmë janë nisur nga një baze ushtarake e Shteteve të Bashkuara.
Rusia ka sulmuar masivisht infrastrukturën e transmisionit të energjisë dhe ngrohjes së Ukrainës që nga tetori, e cila është një fushatë e qëllimshme për të dëmtuar civilët. Në veçanti, sulmet e fundit të Rusisë kanë lënë miliona ukrainas në errësirë dhe pa ngrohje në kohën kur temperaturat janë nën zero.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken në fund të muajit të kaluar akuzoi Putinin se po përpiqet të përçajë koalicionin perëndimor dhe ta detyrojë atë të braktisë Ukrainën duke tentuar që të mbajë në të ftohtë dhe në uri ukrainasit dhe duke rritur kostot e energjisë globalisht. Megjithatë, sipas Blinken, strategjia nuk do të funksionojë. /FolDrejt/