Siç thuhet, ndër temat e takimeve të zyrtarëve amerikanë me kolegët britanikë dhe evropianë është edhe korniza e marrëveshjes katërpikëshe që Italia propozoi në fund të majit.
Zyrtarët amerikanë janë takuar rregullisht me homologët e tyre britanikë dhe evropianë në javët e fundit për të diskutuar kornizat e mundshme për një armëpushim dhe përfundimin e luftës në Ukrainë përmes një marrëveshjeje, thanë për CNN disa burime të njohura me bisedimet.
Ukraina nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në ato diskutime, pavarësisht angazhimit të SHBA “asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”, shkruan CNN, transmeton Fol Drejt.