Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, zëvendës ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe njëherësh i dërguarin i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është takuar edhe me kryeministrin Kurti.
Pas takimit, Esobar në konferencë për media ka përsëritur mbështetjen që SHBA ka për Kosovën në të gjitha aspiratat e saj euroatlantike.
“Mendoj se e thatë shumë mirë, është një partneritet i palëkundshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Diskutuam edhe për çështjen e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës”.
“Është e rëndësishme të rreshtoheni me vlerat evropiane në këtë kohë krizë në Evropë”.
“Pata dëshirë ta theksoj se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht Kosovën në të gjitha aspiratat e saj euroatlantike.” – ka thënë Escobar./FolDrejt/