Shtetet e Bashkuara kanë mohuar përfshirjen në sulmin me dronë në një kompleks ushtarak në Iran, sipas medias izraelite.
Ministria e Mbrojtjes e Iranit tha se disa dronë shënjestruan një kompleks ushtarak në Isfahan të shtunën vonë, por nuk pati viktima apo dëme të mëdha, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Washington-i nuk kishte aspak gisht në sulmin në Isfahan”, citoi transmetuesi publik izraelit KAN një zyrtar amerikan të paidentifikuar.
Një numër sulmesh sabotazhi kanë ndodhur në objektet ushtarake dhe centralet bërthamore në Iran vitet e fundit, kurse Teherani fajëson kryesisht rivalin e tij rajonal, Izraelin.
Autoritetet izraelite ende nuk kanë komentuar mbi sulmin e fundit.
Në një deklaratë të dielën, Ministria iraniane e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore në kompleksin në Isfahan interceptuan një nga dronët, ndërsa dy të tjerë u kapën në kurthe mbrojtëse dhe shpërthyen.
“Sulmi nuk ndikoi në pajisjet dhe misionin tonë”, tha ministria./FolDrejt/