Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan falënderoi Katarin lidhur me përpjekjet të cilat rezultuan me lirimin e 2 shtetasve amerikanë që ishin të burgosur në Afganistan.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve QNA të Katarit, Sullivan zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrrahman Al-Thani, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në bisedë krahas marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve u diskutuan edhe çështjet me interes të përbashkët.
Gjatë bisedës Sullivan shprehu falënderimet e vendit të tij ndaj Katarit lidhur me përpjekjet të cilat rezultuan me lirimin e 2 shtetasve amerikanë që ishin të burgosur në Afganistan.
“Katari i është një partner i ngushtë i SHBA-së në përpjekjet e përbashkëta në Afganistan”, deklaroi Sullivan.
Më 21 dhjetor SHBA-ja njoftoi si një “tregues të vullnetit të mirë” lirimin e 2 shtetasve të saj të cilët ishin burgosur nga talebanët në Afganistan./FolDrejt/