Shtetet e Bashkuara po shprehin shqetësimin për mungesën e transparencës në marrëveshjen e sigurisë midis Kinës dhe Ishujve Solomon, tha sot Shtëpia e Bardhë, duke vlerësuar se ky është një model i mirëvendosur i Pekinit që u ofron shteteve marrëveshje “prapa skene”.
Kina ka thënë më parë se ka nënshkruar një pakt sigurie me Ishujt Solomon, duke ngritur shqetësime për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj Australinë dhe Zelandën e Re mbi ndikimin në rritje kinez në një rajon tradicionalisht nën kontrollin e tyre.
Zëdhënësi i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Gordon Jondrow, njoftoi se administrata Biden do t’ia paraqesë këtë çështje zyrtarëve të Ishujve Solomon gjatë vizitës së planifikuar të zyrtarëve amerikanë në atë shtet ishull këtë javë./FolDrejt/