Sanksionet u vendosën për shkak të “mbështetjes së programit të Koresë së Veriut për zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë”, tha Departamenti i Thesarit i SHBA-së, shkruan Reuters.
Shtetet e Bashkuara vendosën sot sanksione ndaj dy bankave ruse, Bankës së Lindjes së Largët dhe Bankës Sputnik, kompanisë koreano-veriore Air Corio Trading dhe Jong Jong Nam, një përfaqësues i organizatës me bazë në Bjellorusi e lidhur me Akademinë e Shkencave të Koresë së Veriut (SANS)
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të zbatojnë sanksionet ekzistuese dhe të vendosin sanksione të reja, duke i kërkuar Koresë së Veriut t’i kthehet diplomacisë dhe të braktisë programin e saj për zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe raketave balistike”, thanë nënsekretari i Terrorizmit dhe Inteligjencës Financiare dhe Brian Nelson, shkruaj Reuters, transmeton Fol Drejt.