Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe janë goditur edhe banka tregtare “Transcapitalbank” dhe oligarku rus Konstantin Malofeyev, shkruan CNN, transmeton FolDrejt.
Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha të mërkurën se kishte sanksionuar një rrjet global prej më shumë se 40 personash dhe subjektesh të udhëhequr nga Malofeyev së bashku me një bankë kryesore tregtare, dhe kishte futur në listën e zezë kompanitë në industrinë ruse të minierave të kriptomonedhave, që thuhet se është e treta më e madhe në botë.
Përveç kësaj, Departamenti i Shtetit vendosi kufizime të vizave si përgjigje ndaj luftës ruse dhe për “minimin e demokracisë në Bjellorusi”, shkruan CNN./FolDrejt/