Axhenda amerikane e samitit u ndërpre nga një bojkot i pjesshëm i liderëve të disa vendeve të Amerikës Latine, të pakënaqur me vendimin e Uashingtonit për të mos ftuar përfaqësuesit e Kubës, Venezuelës dhe Nikaraguas në samit.
Administrata Biden prezantoi një plan për një partneritet të ri ekonomik me vendet e Amerikës Latine në një samit që organizoi sot.
Megjithatë, ky samit rajonal, i organizuar nga Uashingtoni, u karakterizua nga mosmarrëveshje për listën e vendeve të ftuara për të marrë pjesë./FolDrejt/