Shtetet e Bashkuara mirëpresin rezultatin e zgjedhjeve në Serbi, me vlerësimin se Serbia i është bashkuar demokracive të gjithë botës në dënimin e luftës ruse në Ukrainë, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.
U tha se Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që më shumë kandidatë dhe parti në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale, të cilat mbështesin anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, kanë marrë mbështetje të konsiderueshme në zgjedhje, që është mbështetje e qartë për prioritetet strategjike të Serbisë.
Gjithashtu u theksua se Shtetet e Bashkuara pajtohen me konkluzionet paraprake të misionit vëzhgues të OSBE-së se votimi në tërësi ishte paqësor dhe se liritë themelore u respektuan në masë të madhe./FolDrejt/