Shtetet e Bashkuara e rritën kontigjentin e tyre në Evropë nga 60,000 para pushtimit rus të Ukrainës, në rreth 100,000. Trupat që u bashkuan pas pushtimit të Ukrainës u vendosën kryesisht në vendet në krahun lindor në mbështetje të anëtarëve evropianë.
Shtetet e Bashkuara do të mbajnë 100,000 trupa në Evropë në të ardhmen e parashikueshme nëse Rusia rrit kërcënimet e saj ndaj Suedisë dhe Finlandës ose anëtarëve të NATO-s, thanë disa zyrtarë amerikanë.
Numri i ushtarëve amerikanë mund të rritet përkohësisht nëse NATO kryen më shumë stërvitje ushtarake në rajon dhe Shtetet e Bashkuara mund të krijojnë baza shtesë në Evropë nëse mjedisi i sigurisë ndryshon, thanë zyrtarët, shkruan CNN, transmeton Fol Drejt.