Aktualisht, Ambasada e SHBA-së në Kiev dhe një numër i kufizuar i stafit mbrohen nga anëtarët e shërbimit diplomatik të sigurisë në Departamentin e Shtetit.
Sipas zyrtarëve amerikanë të paidentifikuar, Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të anëtarëve të forcave të operacioneve speciale në Ukrainë për të ruajtur ambasadën amerikane në Kiev.
CNN thekson se administrata Biden është në fazën e hershme të bisedimeve për dërgimin e pjesëtarëve të forcave të operacioneve speciale në kryeqytetin ukrainas, por se propozimi ende nuk i është dorëzuar presidentit të SHBA-së, Joseph Biden, raporton CNN./FolDrejt/