Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin Kosovës donacion 515,970 doza të vaksinës kundër COVID-19

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Sot janë pranuar 515,970 doza të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer/BioNTech, donacion ky i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Fol Drejt.

Në ceremoninë e pranimit të këtyre vaksinave, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe iniciativën COVAX për kontributin e tyre si dhe të gjithë atyre që kanë dhuruar dhe po vazhdojnë të dhurojnë në këtë iniciativë.

“Pandemia Covid-19 është një krizë botërore, e cila mund të adresohet në mënyrë efikase vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar. Dhe nuk ka asnjë fushë ku ky bashkëpunim ndërkombëtar është më i rëndësishëm, më jetik, sesa në përpjekjet për të siguruar shpërndarjen sa më të gjerë, sa më të barabartë, të vaksinave në mbarë botën. Kosova ka qenë përfituese e madhe e këtyre përpjekjeve”, është shprehur kreu i Qeverisë para të pranishmëve në ceremoni.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Teksa fliste për pandeminë me COVID-19, kryeministri Kurti theksoi se gati çdo vend i botës, përfshirë edhe Kosovën, është përballur me pasoja jo të lehta për jetën dhe shëndetin njerëzor. Megjithatë, shtoi ndër tjera ai, gjatë dy valëve më të fundit të virusit Corona, atyre të variantit Delta dhe të variantit Omicron, Kosova ka arritur t’i mbajë në minimum kostot njerëzore.

“Gjatë valës së variantit Delta, kemi pasur shkallë dukshëm më të ulët të humbjeve të jetës sesa vendet e tjera të Ballkanit, përkatësisht gati 2.5 herë më të ulët, për kokë banori, se sa mesatarja e këtyre vendeve. Ndërkaq, gjatë valës së variantit Omicron, e cila nuk ka përfunduar ende, vendi ynë përsëri po arrin ta minimizojë numrin e vdekjeve prej COVID-19, i cili numër, deri më tani, qëndron pothuajse gjashtë herë më i ulët, për kokë banori, sesa mesatarja e vendeve të tjera të rajonit”, tha ai.

Suksesi i Kosovës përballë varianteve Delta dhe Omicron, ka ardhur si rezultat i një fushate tejet të suksesshme të vaksinimit në masë, deklaroi më tej kryeministri, derisa veçoi se suksesin e fushatës së vaksinimit, Kosova nuk e ka arritur pa ndihmën e aleatëve të saj.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti, duke kujtuar përvojat nga valët e mëparshme nga COVID-19, tha se dëshmojnë qartë se vaksinimi në masë është shumë më efikas nëse ndodh para ardhjes së një vale të re të infektimeve dhe se për t’u përgatitur, për valën e ardhshme të virusit, është e domosdoshme që të vazhdojmë të vaksinohemi sa më masivisht. “Donacioni i sotëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes iniciativës COVAX, e bën të mundur vazhdimin e kësaj fushate. Dhe për këtë, jemi përjetësisht mirënjohës”, tha në fund të fjalës së tij, Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin dhënë Kosovës edhe një donacion prej 538,200 doza të vaksinave përmes iniciativës COVAX.

Fjalimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti

E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani

I nderuar Ministër i Shëndetësisë, zotëri Rifat Latifi

I nderuari Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesia Juaj, zotëri Jeffrey Hovenier

E nderuar Koordinatore e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, zonja Ulrika Richardson

Të nderuar të pranishëm,

Po bëhen dy vjet që po ballafaqohemi me pandeminë COVID-19. Gati çdo vend i botës, përfshirë edhe Kosovën, është përballur me pasoja jo të lehta për jetën dhe shëndetin njerëzor. Megjithatë, gjatë dy valëve më të fundit të virusit Corona, atyre të variantit Delta dhe të variantit Omicron, Kosova ka arritur t’i mbajë në minimum kostot njerëzore. Gjatë valës së variantit Delta, kemi pasur shkallë dukshëm më të ulët të humbjeve të jetës sesa vendet e tjera të Ballkanit, përkatësisht gati 2.5 herë më të ulët, për kokë banori, se sa mesatarja e këtyre vendeve. Ndërkaq, gjatë valës së variantit Omicron, e cila nuk ka përfunduar ende, vendi ynë përsëri po arrin ta minimizojë numrin e vdekjeve prej COVID-19, i cili numër, deri më tani, qëndron pothuajse gjashtë herë më i ulët, për kokë banori, sesa mesatarja e vendeve të tjera të rajonit.

Prapa këtij suksesi qëndron një strategji anti-COVID e cila mund të quhet “vaksinë-plus”. Kjo strategji ka dy elemente kryesore. Së pari, Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, ka treguar dijeninë shkencore dhe guximin politik për të vendosur masa efikase të mbrojtjes së shëndetit publik, siç janë, për shembull, mbajtja e maskave dhe sigurimi i distancës fizike në ambiente supershpërndarëse.

Së dyti, dhe po aq e rëndësishme, suksesi i Kosovës përballë varianteve Delta dhe Omicron, ka ardhur si rezultat i një fushate tejet të suksesshme të vaksinimit në masë. Vetëm gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 2021, janë administruar gjithsej 915,000 doza të vaksinës. Dhe deri më sot, 45.1% e popullatës janë vaksinuar me dy doza, duke përfshirë 62.6% të qytetarëve të grupmoshës 18 vjeç e sipër.

Suksesin e fushatës së vaksinimit, Kosova nuk e ka arritur pa ndihmën e aleatëve të saj. Në vitin 2021, vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi pranuar donacion prej 538,200 doza të vaksinave përmes iniciativës COVAX. Dhe sot, jemi mbledhur këtu së bashku për të pranuar edhe një sasi tjetër të konsiderueshme, përkatësisht 515,970 doza të tjera të vaksinës, të cilat janë po ashtu donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, më lejoni të falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe iniciativën COVAX, për kontributet e tyre si dhe të gjithë ata që kanë dhuruar dhe po vazhdojnë të dhurojnë në këtë iniciativë. Pandemia Covid-19 është një krizë botërore, e cila mund të adresohet në mënyrë efikase vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar. Dhe nuk ka asnjë fushë ku ky bashkëpunim ndërkombëtar është më i rëndësishëm, më jetik, sesa në përpjekjet për të siguruar shpërndarjen sa më të gjerë, sa më të barabartë, të vaksinave në mbarë botën. Kosova ka qenë përfituese e madhe e këtyre përpjekjeve.

Të dashur qytetarë,

Në një kohë kur rastet e reja të infektimit janë duke rënë dhe vala e variantit Omicron po tregon shenja të stabilizimit, disa mund të pyesin pse vaksinat vazhdojnë të jenë të domosdoshme. Ka disa arsye pse vazhdimi i fushatës së vaksinimit mbetet çështje urgjente për Kosovën.

Së pari, imuniteti i fituar mes popullatës tonë nga vaksinimi në masë i muajve gusht dhe shtator 2021, ka filluar gradualisht që të bjerë. Duke filluar nga 3 muaj pas marrjes së dozës së dytë, niveli i mbrojtjes kundër infektimit me variantin Omicron është dukshëm më i ulët sesa në javët e para pas vaksinimit. Dhe 5 deri në 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë, ky nivel i mbrojtjes bie nën 10%. Në të njëjtën mënyrë, mbrojtja e dy dozave të para kundër spitalizimit dhe vdekjes prej variantit Omicron, shënon rënie të dukshme disa muaj pas marrjes së dozës së dytë. Pas 6 muajve, ky nivel i mbrojtjes bie në vetëm 50–60%. Një rënie e tillë e imunitetit mund të krijojë kushtet për një valë të re të infektimeve. Prandaj, është tejet e rëndësishme që qytetarët të vazhdojnë të vaksinohen sa më masivisht, si dhe të marrin dozën e tretë përforcuese porsa të kalojnë 3 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojmë mbrojtje maksimale për vetveten dhe më të dashurit tanë, si dhe të vazhdojmë të shmangim nivele të larta të infektimeve, spitalizimeve dhe humbjeve të jetës në nivel vendi.

Së dyti, lirimi i mëtejshëm i masave kufizuese varet drejtpërsëdrejti nga rritja e nivelit të vaksinimit në vend. Si kryeministër i Republikës së Kosovës, jam gjithnjë i vetëdijshëm për vështirësitë e shkaktuara nga masat kufizuese në jetën e qytetarëve, sidomos në rrafshin ekonomik. Mirëpo, në mënyrë që të kemi mundësi që të ndjekim shembullin e vendeve të tjera që janë duke i larguar masat e tyre kufizuese, ne duhet më së pari që të arrijmë nivelin e tyre të vaksinimit në raport me popullsinë. Me fjalë të tjera, në mënyrë që të kalojmë nga një strategji “vaksinë-plus” në një strategji “vetëm-vaksina”, qytetarët e Republikës duhet sa më gjerësisht të marrin dy dozat e para, si dhe të vaksinohen me dozën e tretë përforcuese posa të kalojë koha e pritjes tremujore.

Së fundmi, vaksinat vazhdojnë të jenë jetike sepse e vetmja gjë e parashikueshme lidhur me virusin Corona, është pikërisht paparashikueshmëria e tij. Pavarësisht nga shpresa e të gjithë neve që vala Omicron do të jetë e fundit në fazën pandemike të COVID-19, nuk kemi asnjë garanci që kjo shpresë doemos do të bëhet realitet. Varianti i radhës i virusit Corona mund të jetë jo vetëm më ngjitës, por edhe më vdekjeprurës sesa variantet paraardhëse. Nuk e dimë dhe nuk kemi se si ta dimë këtë gjë tani. Përvoja jonë nga valë të mëparshme dëshmojnë qartë, se vaksinimi në masë është shumë më efikas nëse ndodh para ardhjes së një vale të re të infektimeve dhe jo pasi të nisë ajo valë. Për t’u përgatitur, pra, për valën e ardhshme të virusit, është e domosdoshme që të vazhdojmë të vaksinohemi sa më masivisht. Donacioni i sotëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes iniciativës COVAX, e bën të mundur vazhdimin e kësaj fushate. Dhe për këtë, jemi përjetësisht mirënjohës./FolDrejt/

Tags: Albin KurtiAmbasada Amerikanevaksina
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Edhe një protestë e përbashkët kundër shtrenjtimit rrymës

Lajmi tjetër

Veliu uron për njohjen e patentë shoferëve: Kosova nga sot është edhe më afër Gjermanisë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM