Autoritetet e Austrisë kanë lëshuar një urdhër për dëbimin e katër diplomatëve rusë të cilët akuzohen për aktivitete që nuk janë në përputhje me statusin dhe misionin e tyre.
Ministria e Jashtme e Austrisë u ka kërkuar katër diplomatëve rusë nga dy misione të ndryshme që të largohen nga vendi, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se dy diplomatë rusë që punojnë në Ambasadën Ruse në Vjenë janë shpallur “persona të padëshiruar” në përputhje me nenet e kërkuara të Konventës së Vjenës për shkak të sjelljes së tyre në kundërshtim me statusin e tyre.
Gjithashtu thuhet se dy diplomatëve rusë të misionit të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Vjenë iu kërkua të largoheshin nga Austria me shpjegimin se kanë vepruar në kundërshtim me statusin e tyre.
Diplomatët rusë duhet të largohen nga Austria më së voni deri më 8 shkurt./FolDrejt/