Diskutimi qeveritar që kategori të ndryshme të qytetarëve të Maqedonisë Veriore të fitojnë 6.000 denarë në zhiro-llogaritë e tyre bankare dhe do mund t’i shfrytëzojnë ata me kartelën debitore, pritet të votohet sa më shpejt të jetë e mundur në Parlament. Kjo bëhet e ditur nga zv.ministri i financave Dimitar Kovaçevski, duke shtuar se “paratë mund të shfrytëzohen deri në 25 dhjetor, kurse nuk do kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë beneficion personat që e shfrytëzuan kartelën “Blej nga vendi”, informon foldrejt.com.
Kësaj here 6000 denarë do fitojnë qytetarët me të ardhura të vogla, pensionerët me të ardhura deri 15 mijë denarë, përdoruesit e ndihmës sociale, të rinjtë nga 16 deri 29 vjet, prindërit e vetmuar, fëmijët pa prindër dhe kujdestarë, artistët dhe persona të tjerë që lidhen me kulturën.
Për të gjithë të interesuarit, që mendojnë se e meritojnë këtë beneficion të vogël nga qeveria jonë, mund të vizitojnë faqen e internetit: www.kupuvamdomasno.gov.mk.
Nga kjo ndihmë pritet të marrin ndihmë 300 mijë banorë dhe qeveria do harxhojë 27 milion euro./Foldrejt.com