Kontributi neto i Gjermanisë në buxhetin e Bashkimit Evropian (BE) vitin e kaluar arriti nivel rekord.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, Gjermania është shteti anëtar që ka dhënë kontributin më të madh në buxhetin e BE-së për vitin 2021 me 25.1 miliardë euro, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në vitin 2020, kontributi neto i Gjermanisë në buxhetin e BE-së ishte afër 19.4 miliardë euro. Pas Gjermanisë, Franca ishte ajo që dha kontributin më të madh vitin e kaluar me 12.4 miliardë euro.
Kontributi i Italisë, ekonomia e tretë më e madhe evropiane, ishte me vetëm 3.2 miliardë euro.
Përfituesja më e madhe neto e përfitimeve të buxhetit të BE-së ishte Polonia me rreth 11.8 miliardë euro, e ndjekur nga Greqia me 4.5 miliardë euro dhe Hungaria me 4.1 miliardë euro.
Për të kompensuar humbjen e shkaktuar nga dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja, Gjermania vendosi të rrisë kontributin e saj në buxhetin e BE-së./FolDrejt/